TIRANË- Zbërthimi i platformës “Matrix” ka shtuar shpresat për zbardhjet e disa prej ngjarjeve kriminale në Shqipëri.
Gazetari Trashgim Sokolaj, i ftuar në “360 Gradë”, tha se zonat ku më së shumti mendohet se është përdorur ky aplikacion është Tirana, Elbasani, Fushë Kruja dhe Shkodra.
Ai pohoi se janë disa ngjarje kriminale, të cilat dyshohet se janë porositur nga persona që “strehohen” në Dubai.
Sipas tij, porositësit qëndrojnë atje, kurse vrasësit me pagesë janë në Shqipëri dhe paguhen për krimet që marrin përsipër.
“Janë Tirana, Elbasani, Fushë Kruja deri në Fushë Kuqe dhe Shkodra, këto janë pikat e nxehta, që duhet të kemi parasysh diçka, ka një lidhje logjike mes këtyre platformave të rrëzuara. Me shumë mendësi bota e nëndheshme është duke kaluar në ndonjë platformë tjetër. Janë disa ngjarje kriminale, për të cilat ka të dhënë, që janë porositur ose janë paguar nga perona që rrinë në Dubai, ndërkohë krahu dhe killerat me pagesë janë këtu dhe komunikimi bëhet nëpërmjet këtyre platformave”, tha ai./abcnews.al