Zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër

schedule09:13 - 26 Prill, 2019

schedule 09:13 - 26 Prill, 2019

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.  Kapja e tyre u bë gjatë operacionit “Livadhe”  dhe urdhër arrestet dolën nga Prokuroria. Sipas policisë, të dyshuar për vrasjen Ibrahim dhe Atsrit Bilali janë 29-vjeçari Arsen Stojku  dhe 23-vjeçari Myslym Rama nga Vau i Dejës. Te shpallur në kërkim janë Ibrahim Lici 26 -vjeç dhe D. B 29-vjeç.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se këta personat kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje. Janë siguruar provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Por policia ende nuk ka përcaktuar motivin e ngjarjes ndërsa janë dhe persona të tjerë të përfshirë në atentat. Vëllezërit Bilali u vranë në datë 30 Mars në rrugicën e lagjes së tyre ndërsa ishin duke shkuar tek motra./abcnews.al
 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!