Bie në pranga autori i dyshuar i vrasjes se ish-policit Arben Bilali në Tiranë, 4 muaj më parë. Sipas policisë ai është Gjergj Cukali, një emër i skeduar për krime të ndryshme nga blutë e kryeqytetit.
Ky është momenti i arrestimit të 40-vjeçarit Gjergj Cukali nga policia e Tiranës. I prangosuni nuk ka bërë rezistencë, ndërsa ishte duke udhëtuar në automjetin e tij. Përveç njësisë speciale“Shqiponja”, për arrestimin e të ashtuquajturi i forti i rrugës së “Myslym Shyrit”, u angazhuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia ka arritur në gjurmët e Gjergj Cukalit, pas sekuestrimit automjetit, tip “Mercedes-Benz CLS”, i cili u përdor në ekzekutimin e ish-efektivin e Arben Bilali, mesditën e 30 Janarit. I njëjti mjet u gjet pas krimit i braktisur në Mjull Bathore, afër rreth-rrotullimit të Saukut. Në këtë mjet janë gjetur dhe gjurmë e prova, të cilat pas ekspertizës kriminalistikë kanë çuar hetuesit tek autori i dyshuar i vrasjes, Gjergj Cukali. Dyshimet për hetuesit janë shtuar edhe më tej, pas përftimit të profilit të ADN-së, së Cukalit nga Laboratori i Policisë së Shtetit. Gjurmët e papilare u gjetën pikërisht në sediljen e pasme të krahut të shoferit të automjetit nga ku u qëllua për vdekje me 17 plumba Bilali.
Mbi 40-vjeçarin Cukaili, rëndon akuza; “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”. Cukali, është një emër i skeduar për krime të ndryshme nga blutë e kryeqytetit i dënuar më parë për një sërë veprash penale. Ai u akuzua në vitin 2004 dhe u dënua në vitin 2006 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë Fajton Demirlika. Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.
Por në vitin 2016 Cukali do të arrestohej sërish por ketë herë sipas policisë së Tiranës, si kreu i një organizate kriminale që merrej me shpërndanin heroinës dhe kokainës. Organizata përbëhej nga 16 anëtarë, të cilët u arrestuan në saj të operacionit të koduar “Tangent”.
Por, Cukali fitoi një vit më vonë lirë, duke vendosur ndaj tij masë sigurie “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Cukali vuan nga astma bronkiale dhe ka kriza të shpeshta. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi që Gjergji Cukali nuk mund të mjekohej në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Tiranë./ABC News Albania 24/7