Amal Clooney spikat gjithmonë me zgjedhjet e saj në tapetin e kuq përkrah bashkëshortit të saj, George Clooney. Por ajo është po aq mbresëlënëse në paraqitjet e saj më ‘casual’.
Një paraqitje të tillë e bëri avokatja 45-vjeçare gjatë udhëtimit të saj të fundit në Malavi. Ajo ka zgjedhur një bluze të zezë të cilin e ka kombinuar me pantallona të bardha në një event zyrtar ku ka takuar edhe Michelle Obama dhe Melinda Gates.
Këto dy të fundit kanë bashkuar forcat që nga viti i kaluar për të ndaluar praktikën e martesës së fëmijëve në vende si Malavi. Në krah të tyre qëndron edhe Amal Clooney.
Fotot nga takimi u ngarkuan në Instagram nga Fondacioni Clooney For Justice, i cili është bashkëthemelues nga Amal dhe George Clooney, të mërkurën e kaluar./abcnews.al