Rënia e ndjeshme e temperaturave nën zero grade me reshje bore në zonat e larta malore gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qarqe të vendit.
Një ndër qarqet që është zgjua i mbuluar me borë është Kukësi ku si pasojë e ngricave ka shfaqur dhe problemet e para.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se trashësinë e borës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm.
Rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura ndërsa janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, në fshatrat Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë.
Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë./abcnews.al