Zbardhet dinamika e plagosjes së 29 vjeçarit Silvi Velaj mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Autori Qerim Bello dhe një person tjetër, i shpallur gjithashtu në kërkim, kanë përdorur një automjet tip Golf 5.
Qerim Bello ka hyrë fillimisht në lokal dhe ka qëlluar me armë disa herë. Në momentet e largimit, kur kanë hipur në makinë, një person ka dalë nga lokali dhe nga makina ka qëlluar sërish me armë.
Ndërkohë, 29 vjeçari, i cili u transportua drejt spitalit të Traumës, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë shumë dëmtime./abcnews.al


