Zbardhet dëshmia e Fabio Allushit në Polici: S’kam lidhje me vrasjen në Bllok

schedule13:47 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 13:47 - 14 Dhjetor, 2018

Fabio Allushi, 42 vjeçari i vënë në pranga nga blutë e Tiranës, është vetëdorëzuar të mërkurën në polici. Gjatë marrjes në pyteje Allushi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur në 4 tetor në ish-Bllok.

Fabio Allushi pasi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës ka dhënë dëshminë e tij, para oficerëve të Krimeve të Rënda në lidhje me masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku u ekzekutua Fabiol Gaxha me katër plumba e u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. 42-vjeçari deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas avokatit të tij Allushi nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Vetë i akuzuar nga policia ka pohuar se u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar. “Unë kam pritur deri sa të sqarohej pozicioni im dhe më pas u vetëdorëzove”, ka shtuar ndër të tjera Allushi në polici.

 Fabio Allushi ishte shpallur në kërkim pasi nuk kishte dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Në pamundësi të deponimeve, prokurorët pyetën kushëririn e parë të 42-vjeçarit, i cili i kishte thënë se Fabio ishte larguar nga lokali sapo kishte ndodhur ngjarja. Ai e kishte takuar Allushin të nesërmen, në datën 5 tetor. Sipas deshmisë së kusheritit të tij, Fabio ishte njoftuar nga një person që të shkonte te lokali në pronësi të Redi Popeskut,  por Fabio nuk i kishte treguar kusheririt emrin e mikut që e kishte kontaktuar në telefon. Nga hetimet dyshohet se autori kryesor i vrasjes së Fabiol Gaxhës në ish-Bllok të jetë efektivi i Forcave të Armatosura, Marviol Bilo, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me Ervin Matën. Me masë sigurimi arrest ne burg janë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato./abcnews.al