Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar ditën e enjte një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Xi Jinping.
Një zyrtar i ‘Shtëpisë së Bardhë’ ka zbuluar detaje nga telefonata mes dy presidentëve.
Xi Jinping i ka kërkuar liderit amerikan që Kina dhe SHBA kanë përgjegjësi dhe duhet të punojnë, për paqen, ndërsa ka theksuar se konfrontimet dhe lufta nuk i shë2rbejnë askujt.
Sipas medias shtetërore kineze CCTV, Xi i tha Bidenit, “konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt” dhe “Kina dhe SHBA kanë përgjegjësi të punojnë për paqen”.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit ka pasur tension mes marrëdhënieve SHBA-Kinë, pas momentit që presidenti rus, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kinës për ndihmë, çka solli reagimin e menjëhershëm të amerikanëve, të cilët ‘kërcënuan’ me sanksione këdo që do i vinte në ndihmë agresionit rus në Ukrainë.
/Abcnews.al/