Publikohen shifrat zyrtare të fondeve që shtete të ndryshme i ofruan Shqipërisë në konferencën e donatorëve në 17 shkurt.
Në total rezultoi se vendi ynë mblodhi 1.15 miliard euro nga të cilat 853 milion euro janë kredi të buta me interesa të ulta prej 2% që i jepen Shqipërisë nga vende dhe institucione ndërkombëtare financiare ndërsa vetëm 295.7 milion euro janë grante. Po ashtu nga tabelat konstatohet se disa shtete kanë ofruar edhe 3.4 milion euro ndihmë në mallra.
Nëse i përllogarisim Shqipëria ka përfituar vetëm 26 % të shumës donacione ndërsa pjesa tjetër janë kredi të buta. Komisioni Europian rezulton të jetë donator më i madh i cili ka ofruar 115 mln euro grante. Ndërkohë sipas shteteve, vendin e parë për grante e mbajnë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ofruar 70 milion euro.
Në vend të dytë vjen Turqia, e cila ka ofruar 44 milion euro grant dhe në vend të tretë është Gjermania e cila po ashtu ka ofruar 11 milion euro grante.
Grantet janë para që i jepen Shqipërisë për projekte dhe nuk kërkohen të kthehen mbrapsht. Ndërkohë, Franca ka ofruar 61 milion euro, nga të cilat vetëm 1 milion euro janë grant, kurse pjesa tjetër kredi. Ndërsa Italia ka ofruar 91 milion euro, nga të cilat 5 milion euro janë grante, kurse 86 milion janë kredi,Zvicra 9 mln euro , Suedia 5.7 mln euro, Katari 4.6 mln euro dhe Japonia 1.9 mln euro po në mallra.
Ndërkohë vendet e Ballkanit kanë qenë më modestë në dhënien e ndihmës financiare ndaj Shqipërisë. Greqia i ka ofruar Shqipërisë një grant prej 2.5 mln eurosh, Serbia 2 mln euro, Kroacia 1 mln euro, Mali i Zi 500 mijë euro, Kosova 200 mijë euro dhe Maqedonia 100 mijë euro.
Fondet e donatorëve për tërmetin
Totali 1.15 mld euro
Kredi të buta 853 mln euro
Grante 295.7 mln euro
Mallra 3.4 mln euro
Grantet sipas shteteve
KE 115 mln euro
Emiratet e Bashkuara 70 mln euro
Turqia 44.7 mln euro
Gjermania 11 mln euro
Zvicra 9 mln euro
Suedia 5.6 mln euro
Italia 5 mln euro
Katari 4.6 mln euro
SHBA 4.3 mln euro
Holanda 3 mln euro
Polonia 2.7 mln euro
Danimarka 2 mln euro
Mbretëria e Bashkuar 1.2 mln euro
Franca 1 mln euro, 60 mln kredi
Vendet e Ballkanit
Greqia 2.5 mln euro
Serbia 2 mln euro
Kroacia 1 mln euro
Mali i Zi 500 mije euro
Kosova 200 mijë euro
Maqedonia 100 mijë euro/abcnews.al