Sali Berisha pasditen e sotme zhvilloi në selinë blu një mbledhje me kryetarët e degëve e Tiranës për organizimin e protestës së 12 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u kërkoi që të zhvillojnë takime në çdo cep e rrugë, t’u bëjnë të qartë qytetarëve se kush është Edi Rama dhe t’u sqarojnë atyre se kryeministri luan bixhoz me krizën energjitike.
Berisha: Demokratët të ngrihen në këmbë. Ne do fitojmë, do ta përmbysim këtë regjim. Koha i thërret sot demokratët më shumë se kurrë. Të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre dhe të fillojnë betejën kundër këtij regjimi. Duhet të organizoni takime në çdo bllok, rrugicë e rrugë. Të bisedoni me qytetarët. Të qartësoni se çfarë figure është ky armik i shqiptarëve. Sqarojini çdo qytetari se Shqipëria këtë vit ka prodhuar 100% të energjisë që konsumon. Ka prodhuar 3.5 teravt energji.
Loz bixhoz me energjinë e shqiptarëve ky. Vetëm në muajin e fundit ka blerë 40 milionë me një çmim dy herë më të lartë sesa me çmimin që blihet energjia në bursë. E bën sepse ndajnë para. Është i pangopur dhe e konsideron vjedhjen si një virtyt të tij. Po ta blinte në bursën e Budapestit e merrte me 20 milionë, ndaj tallet me pedagogët si gangster, si njeri i zhveshur nga çdo lloj morali, njeri cinik që i urren shqiptarët. Nga e gjeneron këtë urrejtje ndaj shqiptarëve, hajde merre vesh. Një gjë është e sigurt, është vasal i pështirosur i Vuçiç./abcnews.al/