U godit 9 herë me thikë, gruaja e gjeti shtrirë: Detaje të reja nga vrasja në Korçë

schedule08:46 - 24 Prill, 2020

schedule 08:46 - 24 Prill, 2020

Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e 67 vjeçarit në Korçë. Mësohet se autori i dyshuar Apostol Bozhgolli 65 vjeç, është konfliktuar me viktimën Perikli (Petrika) Treska, 67-vjeç për dritën e shkallës.

Në ngjarjen ku humbi jetën 67-vjeçari mësohet se janë fqinjë me njëri-tjetrin. Ndërkaq mësohet se viktima ka marrë 9 thika, 5 në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër. Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se bëhet fjalë për një punonjës i Postës Shqiptare dhe nuk cilësohej si problematik. Bashkëshortja ka lajmëruar policinë më pas ambulancës, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar pasi kishte marrë 9 goditje.

“Burime konfidenciale, bëjnë me dije se autori dyshohet për çrregullime mendore. Viktima është gjetur në derën e banesës nga bashkëshortja e tij.

 Po të njëjtat burime bëjnë me dije se autori nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor dhe qëndron i ftohtë duke mos pranuar të japë asnjë sqarim për ngjarjen”, raportoi gazetarja.

Lexo edhe: EMRI/ Vrasja me thikë e 67-vjeçarit në Korçë, arrestohet fqinji si autor i dyshuar i ngjarjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!