Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Lulzim Berishës/ I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare transferohet në Madrid, del sot para gjykatës

schedule13:30 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 13:30 - 15 Dhjetor, 2023

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi Lulzim Berishës. Ai mësohet se jetonte prej disa vitesh në zonën e plazhit San Juan duke u fshehur me dokumente Bullgare te dyshuara si te falsifikuara.

Pas arrestimit Lulzim Berisha është transferuar në Madrid dhe sot do të vihet në dispozicion të Gjykatës Qendrore të Hetimit ku do te njihet me masën e sigurisë.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC se ai do te përfaqësohet nga dy avokatë ligjor, Francisco Miguel Galiana Botella dhe José Manuel Alamán Aragonés. Për Lulzim Berishën janë bërë gati procedurat e ekstradimit.

/abcnews.al/