Zbardhen bisedat mes të arrestuarve për “Volvo 4” dhe Lul Berishës

schedule16:14 - 24 Tetor, 2018

schedule 16:14 - 24 Tetor, 2018

Në materialin e dërguar në gjykatë nga prokuroria në kuadër të hetimeve që i paraprinë operacionit “Volvo 4” përmendet dhe emri i Lulzim Berishës. Ai rezulton të ketë patur komunikim me njërin prej personave kryesorë të akuzuar për grupin e strukturuar kriminal. Ndërkohë në përgjime flitet dhe për një person të thirrur Xhuxhi, ku ndër të tjerë flitet për vende pune.

U bë jo pak zhurmë në fundjavë rreth kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Lulzim Berishës në Durrës. Ish- i dënuari si drejtues i bandës së Durrësit, aktualisht i lënë i lirë nën masën e sigurisë së detyrimit për paraqitje, nga kontrolli në banesë doli i pastër.

Por, ndërkohë emri i tij figuron në dosjen hetimore si një prej personave me të cilët cilët kishin kontakt personat e vënë në qeli në kuadër të operacionit të koduar “Vol vo 4”.

Konkretisht sipas materialeve të prokurorisë më të cilat është kërkuar masa e arrestit për 44 shtetasit nën hetim, lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë evidentuar gjatë shumë përgjimeve. Mes  tyre rezulton se ai ka patur dhe një bisedë me shtetasin lulzim Berisha, te cilit i ka kërkuar një numër telefoni për një kontakt të tij. Berisha duket se ia ka dërguar numrin e kërkuar. Ndërkohë thuhet në materialin e përgatitur nga prokuroria gjatë bisedave mes Kalajt dhe Avdylit flitet dhe per nje person te cilit nuk i drejtohen kurrë me emër, por e thërrasin xhuxhi. Dhe ne komunikimin mes tyre flitet edhe per vende pune. Prokuroria në përgjimet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve nuk bën të ditur nëse ka edhe përgjime të tjera ku janë regjistruar biseda të Lulzim Berishës me personat e vënë në pranga në kudër të grupit të strukturuar kriminal, apo nëse sqarohet se kush personi të cilët të arrestuarit i referohen në biseda me pseudonimin Xhuxhi. Ndërkohë në komunikimet e zbardhura ka edhe një bisedë mës Jasin Kalës dhe Shkëlqim Avdylit ku flasin për arrestimin e një personi të cilin e thërrasin Bulku, arrestim i cili shkakton shqetësim mes anëtarëve të këtij grupi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!