Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbardhen 5 raste vjedhjesh në Durrës/ Thyente xhamat e automjeteve dhe merrte sende personale e para, pranga 37-vjeçarit 

schedule09:43 - 25 Tetor, 2025

schedule 09:43 - 25 Tetor, 2025

DURRËS- Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”. Policia e Durrësit ka zbardhur disa raste të vjedhjeve të ndodhura në parë në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit.

Në pranga ka rënë një 37-vjeçar nga Tirana, që rezulton të jetë autor i 5 vjedhjeve. Sipas hetimeve 37-vjeçari thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!