Na ndajnë vetëm 6 ditë nga e diela, e 11 majit ku qytetarët shqiptarë do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin e ri. Nga Korça ku zhvilloi dhe mbylljen e fushatës elektorale në këtë qark, Rama pati një rritje dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë të këtij qarku që të dërgojnë votën e tyre.
Sipas tij ky është një takim me historinë dhe nuk duhet që kurrsesi të mungojnë. Kryeministri tha gjithashtu se problemi i pensioneve që prej vitesh mundon dhe stërmundon shqiptarët nëpër botë me marrjen e pasaportën europiane do të marrë fund.
“Ka pasur një problematikë me shpërndarjen e zarfeve në ditët e para. Tani zarfet janë shpërndarë dhe ju bëj thirrje ju shqiptarët e Greqisë që të mungoni në këtë takim me historinë dhe për një arsye më shumë. Shqipëria në BE dhe ajo pasaporta aty u jep fund një herë e përgjithmonë pritjeve dhe burokracive. Mbi të gjitha u jep fund atij ankthi që ka filluar të shtrohet në zonat e shumë prindërve që kur ishin të rinj morën në krah me rrobat e trupit dhe e lanë me lot dhe djersë rrugën drejt Greqisë dhe sot kanë frikë a do të arrin pensionin dhe të gjithë kontributin që kanë dhënë atje.
Pa shqiptarët Greqia nuk do të mbyllte dot krizat e veta. Për ta zgjidhur këtë problem me pensionet ne duhet të bëjmë një marrëveshjen me Greqinë, por kjo mund të dojë vite. E bëmë marrëveshjen me Italinë pas shumë vitesh, sepse ja që mua më doli një motër e mirë atje në Romë. Por, në Greqi është shumë e vështirë dhe për qeverinë greke sepse ka shumë njerëz dhe kushton. Ama fati që na ka ardhur në dorë u jep mundësinë atyre dhe ne. Kjo është një pasaportë qytetarie dhe statusi të barabartë. Kjo pasaportë ka dhe njohjen automatike të njohjes të pensioneve”, tha kryeministri Rama./abcnews.al