Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zapata si pasues i Lukakut, zbulohen detajet e ofertës së Interit për Atalantën

schedule20:41 - 4 Gusht, 2021

schedule 20:41 - 4 Gusht, 2021

Romelu Lukaku kërkon të rikthehet te Chelsea, pas ofertës që ka marrë së fundmi dhe te Interi janë në pozita të vështira.

Belgu ishte një nga lojtarët kryesorë që riktheu zikaltrit te titulli kampion, por nga ana tjetër duhen rregulluar edhe bilancet.

Në këto kushte te Interi po përgatitin shitjen e Lukakut dhe blerjen e pasuesit të tij, që luan gjithashtu në Serie A dhe ka treguar se und të shënojë shumë gola.

Bëhet fjalë për Duvan Zapata të Atalantës, për të cilin klubi nga Bergamo pretendon të arkëtojë 50 milion euro.

Interi po bën gati ofertën, që pritet të variojë nga 35 në 40 milion euro. Për Zapata është gati një marrëveshje 4-vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!