Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zaniolos nuk i ndahen telashet, ylli i Romës pozitiv me Covid-19

schedule15:12 - 18 Janar, 2021

schedule 15:12 - 18 Janar, 2021

Rast me Covid-19 te Roma dhe ai është Nicolo Zaniolo. Mesfushori i talentuar italian ka kryer tamponin dhe përgjigja ka rezultuar pozitive.

Një gjë e tillë e ka detyruar 21-vjeçarin italian të izolohet dhe të nisë menjëherë karantinën. Zaniolo nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon.

Mesfushori ofensiv pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator dhe vazhdon të rikuperohet. Ditët e fundit kishte nisur stërvitjen individuale.

Infektimi me koronavirus e ka detyruar të ndalet sërish, teksa duhet të qëndrojë në shtëpi deri në momentin që tamponi do dalë negativ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!