Roma ka konfirmuar se mesfushori, Nicolo Zaniolo, e ka mbyllur sezonin. Ylli i romakëve pësoi ditën e djeshme një dëmtim në duelin me De Light, në humbjen 1-2 kundër Juventusit.
20-vjeçari e la fushën e lojës dukë qarë dhe sot klubi i Romës konfirmoi se ai ka këputur ligamentin në gjurin e djathtë. Me shumë mundësi italiani do të humbasë dhe Euro 2020, pasi nuk mund të rikuperohet përpara muajit qershor.
Kryeqytetasit janë hedhur menjëherë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Zaniolos. Sipas ‘Sky Sport Italia’, Roma ka shënjestruar mesfushorin e Interit, Matteo Politano.
26-vjeçari është jashtë planeve të Antonio Contes dhe ka kërkuar largimin. Italiani shikohet si një përforcim i goditur nga drejtuesit romak, pasi Politano mund të luajë në të dy krahët si dhe në rolin e trekuartistit. /abcnews.al