“Zanati më i vjetër në botë”, a duhet të legalizohet?

schedule21:13 - 17 Tetor, 2018

schedule 21:13 - 17 Tetor, 2018

Legalizmi apo jo i zanatit më të vjetër në botë ka qenë në fokus të debatit të kësaj të mërkure në studion e “Byro Politike”. Tre kundër dhe një pro legalizmit të prostitucionit në studion e emisionit kanë dhënë arsyet e tyre mbi këtë qëndrim. Kundër këtij legalizmi janë shprehur deputetja socialiste Elona Gjerbrea, deputetja demokrate Oriola Pampuri dhe gazetari i ABC News Andi Qosja, ndërsa juristi Jordan Daci ka dhënë shpjegimet e veta pro legalizmit.

Duke sjellë shembujt e vendeve evropiane që e kanë legalizuar dhe tani duan ta kthejnë mbrapsht, deputetet janë shprehur se cënon vlerat e familjes dhe shoqërisë, përpos risqeve të tjera.

Pampuri: “Nuk është profesion, preferoj ta quaj sjellje, jam kundër, cënon vlerat e shoqërisë e familjes. Vajzat e gratë që punojnë në këto shtëpi nuk janë gjermane, por të trafikuara nga vendet e tjera. Është rasti i sëmundjeve seksualisht të transmetuara. I gjithë fokusi dhe përqëndrimi është te kliienti, jo te gruaja apo vajza që ushtron këtë punë. Dëshira e klientit është primare”.

Gjebrea: “Është një fije e hollë që e ndan këtë vepër penale nga trafikimi, këto gra nuk e kuptojnë që janë skllave dhe përdoren dhe shfrytëzohen. Franca dhe Gjermania kanë legalizuar prostucionin dhe po shohin ta kthejnë mbrapsht. Se femra, gruaja trajtohet si skllave. Bazuar te statistikat, vendet që e kanë legalizuar janë kthyer mbrapa se kanë dalë elementë që nuk mund t’i kenë nën kontroll”.

Nga ana e tij gazetari Qosja duke shprehur qëndrimin e tij kundër legalizmit të këtij fenomeni, tha se duhet kontroll i rreptë, se shumë prej tyre zhvillohen në ambjente të marra me qira.

Qosja: “Kundër legalizimit të prostitucionit. Gjenden forma nga më të ndryshmet. 4 qendra estetike u mbyllën nga policia, shfrytëzoheshin ndër to edhe minorene. Forma e ushtrimti lidhet me mekanizmin që përdorin. Kishte edhe brenda një pallati ku kishte edhe familje të cilat shqetësoheshin”.

Por juristi Daci qëndrimin e tij pro legalizmit e shpjegon me faktin se, në kushtet kur prostitucioni është i rrezikshëm dhe vajzat mbahen në kushte ekstreme, duke u bërë pre edhe e fenomeneve të tjera, është më mirë që të legalizohen për të qenë të kontrolluara.

Daci: “Në kushtet kur kemi një fenomen të vjetër sa njerëzimi, nuk është çështja te legalizimi, numri është kerkesë-ofertë është paraja që përcakton Po-në ose Jo-në. Sado që lufton policia nuk e ul dot numrin në masë. Në këto kushte kur kemi industri që lulëzon dhe viktima e një trafikimi që dhunohet ,mbahet në kushte ekstreme, nëse legalizohet do ketë një trajtim më njerëzor, por misdis një prostuitucioni të rrezikshëm që shoqërohet me vepra të tjera penale si trafikim, drogë, përdorimi i femrës si karrem për të vënë gjoba, kemi një ulje të sëmundjeve. Të mos bëhet në mënyra të frikshme e të rrezikshme. Edhe nga pikëpamja sociale një shoqëri që nuk e ka të legalizuar, rrezikon shumë më tepër. Po të shohim Greqinë që ka jetëgjatësi të këtij fenomeni, nuk përbën problem nga rendi dhe sociale. Turqia  e ka legalizuar. Në Iran që ndëshkohesh me ekstrem dhe atje ekziston. Është fenomen që nuk e largojmë dot asnjëherë, por më mirë ta fusim në një kornzië të kontrollueshme. Unë nuk jam për stimulim, por kontroll”.

Gjatë bisedës u trajtuan edhe problemet e tjara që sjell ky fenomen siç janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, stresi post traumatik që i pengon t’i rikthehet një jete normale dhe arsyet kryesore që i shtyjnë këto gra dhe vajza t’i hyjnë këti zanati.

Ndërkaq Pampuri këmbënguli te mos provomimi i kësaj antivlere për shoqërinë, por apeloi që t’ i rikthehet vëmendja familjes dhe ruajtjes së vlerave familjare, pasi vitet e fundit janë zbehur.

Pampuri: “Nëse e promovon e promovon në sytë e fëmijëve, shoqërisë dhe promvon një antivlerë. Forcimi i familjes, mbajtja fort e jetës në çift. Kemi nevojë që familja të jetë më e fortë. Familja shqiptare sot nuk ka më ato vlera që ka pasur dikur. Prostuticion është që edhe në këmbin të një çante e syze ti shkel mbi normat e moralit, është një formë prostitucioni. Pse mos themi të forcojmë vlerat e familjes. Se duke e legjitimuar djali im nesër e sheh si mundësi dhe jo tabu, është më mirë tabu”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!