Zanatçinjtë më tepër mundësi për punësim

schedule16:45 - 1 Nëntor, 2018

schedule 16:45 - 1 Nëntor, 2018

Të diplomohesh në arsimin professional duket se e ke më te lehtë gjetjen e një pune. Këtë e dëshmojnë të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat nxjerrin në pah se papunësia tek ata që kanë përfunduar shkollat profesionale është 4.5% më e ulët se tek ata që kanë mbaruar gjimnazin.

Zanati nuk të lë papunë.  Kjo shprehje duket se i shkon për shtat panoramës që paraqet tregu i punës vitet e fundit në Shqipëri. Numrin më të lartë të të papunëve në vendin tonë, sipas Institutit të Statistikave, e përbëjnë ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm. Vitin e shkuar niveli i papunësisë tek ky grup personash shënoi 17.2%.

Ndërsa të diplomuarit në arsimin e mesëm profesional e kanë pasur më të lehtë gjetjen e një pune.Tek kjo kategori papunësia ishte 4.5 % më ulët krahasuar me ata që kanë përfunduar gjimnazin. Në popullsinë15 vjeç e lart peshën më të madhe të punësimit e zë sektori i shërbimeve me 42.4% ndiqet nga bujqësia me 38.2%  ndërkohë që industria punëson vetme 19.4% të të punësuarve.

Të rinjtë në vend duket se e kanë të vështirë të ndjekin tendencën e tregut të punës. Mëgjithkëtë vitet e fundit vihet re një përpjekje e tyre. Në vitin akademik 2017-2018, sipas Institutit te Statistikave, numri i nxënësve në arsimin profesional ka pësuar një ulje prej 21% krahasuar me vitin 2013-2014 ndërsa nxënësit në arsimin profesional paraqiten me rritje prej 2,6 pikë përqindje.

Ndërkohë që të diplmuarit në shkollat profesionale krahasuar me katër vite të shkuara janë rritur me 1.2 herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!