Zakharova: Perëndimi, përgjegjës për krizën në Kosovë

schedule22:11 - 12 Shtator, 2024

schedule 22:11 - 12 Shtator, 2024

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka komentuar ngjarjet në Kosovë dhe në Serbi.

Ajo ka thënë se përgjegjësia e plotë për krizën sipas saj e nxitur nga Prishtina është e shteteve perëndimore.

“Në të vërtetë, kryeministri Albin Kurti po largon serbët që jetojnë në Kosovë nga vendlindja e tyre, duke përdorur masave të rrepta. Ne shprehim solidaritetin me komunitetin serb, u bëjmë thirrje misioneve ndërkombëtare që veprojnë bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të përmbushin siç duhet mandatet e tyre dhe të sigurojnë mbrojtjen e serbëve nga sulmet ndaj të drejtave dhe sigurisë së tyre. Kriza e nxitur nga Prishtina i takon perëndimit”, tha Zakharova.

/abcnews.al/