Zaev: Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë para takimit të Këshillit të BE

schedule13:16 - 29 Prill, 2018

schedule 13:16 - 29 Prill, 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur optmist se do të zgjidhet çështje e kontestit të emrit me Greqinë përpara takimit të këshillit të BE-së. Ai pranon edhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka komentuar përsëri negociatat me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shefi i qeverisë shprehet optimist sa i përkët kësaj çështjeje. “Patjetër të jemi të kujdesshëm dhe kreativ në gjetjen e zgjidhjes për emrin. Është shumë me rëndësi që t’i marrim në kohë vendimet”, shprehet Zaev.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të jetë e lidhur me votën e Maqedonisë, si qytetarë, duke i dhënë sovranitetin tonë BE-së, ku dëshirojmë të jemi anëtar dhe pastaj hapet edhe Kushtetuta. Ndoshta këtu është zgjidhja, sepse ne e dimë që Greqia kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje”- thotë kryeministri Zaev.

Shefi i qeverisë u shpreh optmisit se problemi me Greqinë do të zgjidhet para samitit të BE-së në qershor. Zaev shtoi se optimizmi e udhëheq atë dhe se është me rëndësi të madhe të shikojë me guxim, kujdes dhe në esencë në këtë proces. “Unë jam i bindur, kur kemi arritur në këto shkallë, atëherë është e mundur edhe zgjidhja para samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian”- përfundoi kryeministri i Maqedonisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!