Zaev shkarkon nga posti dhjetëra funksionarë të LSDM

schedule15:16 - 23 Maj, 2019

schedule 15:16 - 23 Maj, 2019

“Fshesa” e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut ka filluar në partinë e tij. Kryeministri dhe lideri i partisë LSDM, konfirmoi shkarkimin e dhjetëra funksionarëve. Zaev theksoi se ky është vetëm fillimi, pasi do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, por edhe në institucionet të tjera shtetërore.

Kryeministri Zoran Zaev ka marrë vendim për shkarkimin e të gjithë Kryetarëve të Degëve Komunale të LSDM-së. Bëhet fjalë për 78 degë komunale. Organet dhe trupat e LSDM-së do të miratojnë vendim për fillimin e procedurës për zgjedhje të udhëheqësive të reja.

“Të gjithë Kryetarët e organizatave komunale, gjithsejt 78 kryetarë nga 80 komuna janë shkarkuar dhe organet partiake menjëherë do të marrin vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e udhëheqësisë së re”.

Gjithashtu Kryeministri Zaev informoi se në gjysmën e parë të qershorit do të ndodhin ndryshimet në ndërmarrjet publike, Ministritë dhe institucionet e qeverisë. Për riformatimin qeveritar vendimet do t`i marrin partnerët e koalicionit. Zaev dhe Ahmeti patën një takim rreth kësaj çështjeje, kurse javën tjetër me siguri se do të ketë një takim tjetër. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!