Zaev: Pres anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Dhjetor

schedule17:00 - 3 Korrik, 2019

schedule 17:00 - 3 Korrik, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të NATO-s tha se shpresonte se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin e Dhjetorit në  Londër kur do të shënohet 70-vjetori i themelimit të Aleancës.  

Maqedonia e Veriut është e mirë se ardhur si vendi i 30-të i NATO-s dhe shpresoj se integrimi i plotë mund të ndodh në Samitin e Aleancës në Londër kur do të shënohet 70-vjetori i themelimit të NATO-s. Kështu ka deklaruar Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për sfida të Sigurisë Antonio Misiroli gjatë një takimi me Kryeministri Zoran Zaev. Zaev ka rikujtuar se deri më tani njëzet vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin aderues, kurse në disa vende procedura e ratifikimit është në vazhdë e sipër.

“Shpresoj se procesi do të kompletohet deri në dhjetor të vitit 2019 kur Aleanca do ta kremtojë 70 vjetorin e ekzistimit me 30 vende anëtare që do të jetë një mesazh i Aleancës për politikat e dyerve të hapura për vendet tjera që kanë aspirata të këtilla. Anëtarësimi në NATO është plotësimi i qëllimeve strategjike së bashku me integrimin në Bashkimin Evropian”, u shpreh Zaev.

Këto komente kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut i bëri gjatë prezantimit të Digjitalizimit të sistemit për menaxhim me kriza në organizim të Qendrës për ballafaqim të krizave dhe NATO-s, që ka financuar instalimin e të ashtuquajturit Sistemin Komandues të brezit të ardhshëm ku nga viti i ardhshëm pritet koordinimi përmes platformës së vetme të internetit, që në mënyrë më efikase tu përgjigjen sfidave siç janë tërmetet, zjarret, përmbytjet apo fatkeqësitë tjera natyrore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!