Në intervistën e tij të parë për mediat greke, kryeministri Zoran Zaev ritheksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së emrit brenda këtij viti. Duke folur për televizionin grek Apha Tv, kreu i ekzekutivit maqedonas u shpreh se të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta.
Zaev këmbënguli dhe njëherë më shumë në faktin se qeveria e tij ka si synim arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e emrit të Maqedonië. Duke iu bërë apel të dy popujve atij grek dhe atij maqedonas, ai tha se një zgjidhje e shpejtë dhe e përhershme do të ishte në të mirën e të dyja vendeve. Kryeministri maqedonas nga ana tjetër kritikoi publikisht paraardhësin e tij Nikola Gruevski duke thënë se nuk mbështeste linjën politike të ndejkur prej tij, e sidomos deklaratën se shkupjanët janë të vetmit trashëgimtarë të Aleksandrit të Madh.
Duke folur për homologun e tij grek Tsipras, mbrëmjen që në Maqedoni festoheshin Krishtlindjet pra në 7 janar, Zaev tha se ndoshta kishte qenë dëshirë e ZOtit që ata të dy të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje për cështjen e emrit.
Ai gjithashtu përmendi dhe vendimin e Shkupit për gadishmërinë në lëshimet që duhen bërë për hir të arritjes së një marrëveshjeje me Athinën./abcnews.al