Disa fotografi të Zac Efron që kanë pushtuar Twitter-in i ka shtyrë njerëzit të mendojnë nëse aktori ka bërë operacione plastike. Efron bëri një paraqitje të shkurtër gjatë shfaqjes virtuale të Bill Nye për Ditën e Tokës dhe fansat u tronditën nga pamja e tij.
Efron dukej me fytyrën dhe buzët më të fryra se zakonisht. Shumë prej tyre shprehën habi për transformimin e dukshëm, duke pyetur nëse në të vërtetë ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. “Refuzoj të besoj se kjo është fytyra e Zac Efron… kush e bëri këtë gjë”, shkroi një ndjekës.
Ndërsa shumë e kanë krahasuar me personazhe të famshëm që kanë bërë ndërhyrje, ka patur nga ata që e kanë cilësuar si versioni njerëzor i Shrekut. Një përdorues e krahasoi fytyrën e tij me paraqitjen e këngëtarit kanadez The Weeknd në videoklipin “Save Your Tears”.
/abcnews.al