“Z. Kryeministër ku i ke ministrat?” Rama i përgjigjet komentuesit

schedule19:32 - 23 Mars, 2020

schedule 19:32 - 23 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të hëne përmes një interviste në ABC Neës ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Shefi i qeverisë në një lidhje direkte për abcneës.al me gazetarin Endri Xhafo ka folur për masat që ka marrë qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID 19 në vendin tonë.

Rama ndër të tjera ka theksuar se gjendjen e fatkeqësisë natyrore do ta shpallë në momentin që e ndjen të nevojshme.

Ndërkohë ai u është përgjigjur edhe disa komentuesve në rrjetin social Facebook, të cilët e kanë pyetur kryeministrin në vijim të intervistës së dhënë në ABC Neës.

Një nga komentuesit e pyet kryeministrin Rama se ku ndodhen ministrat e kabinetit qeveritar, ku i thekson se të gjithë janë në punë.

Komentuesi: Mor tu pyes juve zoti kryeministër ku i ke ministrat,apo i ke dërgu me hap najn tender se të dalin lekët mangët.Nuk kalohet situata gjith diten ne televizor.

Edi Rama: Abedin Kurti te gjithe jane ne pune dhe ka disa qe dalin edhe ne ekran, po nese ti nuk i ke pare, nuk eshte problemi yne, ndersa une dal ne televizor me shpesh sepse ne kete kohe kjo eshte pjese e punes time, qe vazhdoj punen edhe kur ti fle! Mos ki merak dhe mos u merr gjera qe nuk i di si funksionojne, se stresohesh kot.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/544435506207390/

Pjesë nga pytje përgjigjet e kryeministrit me komentuesit në Facebook:

Komentuesi: Z, KRYEMINISTER, jemi shum punonjes qe punojm ne firmat private, TI mbylle ter aktivitetet, TANI ti si SHTET nuk KENI dytyrime per ti paguar.

Edi Rama: Refail Hoxha nese je ne nje kompani do marri kompania garancine e do te te paguaje, nese je biznes i vogel do te te mbuloje shteti.

Komentuesi:  Ju zoti Rama i keni mbyllur popullaten në shtepi? Mirë keni bërë. Dhe unë në dakord jam. Njerëzit ku do i marrin paratë të ushqejnë fëmijët? E kam fjalën për njerëzit të pa evidentuar nga ju

Edi Rama : Nikoll Ulndreaj ti vella fol per veten dhe te tjeret na i ler ne qe e kemi per detyre!

Komentuesi:Populli le te haj dyert dhe dyshemet!!! Jepni ndihma zoti kryeminister! Per ate pune te ka zgjedh populli, qe ne keto raste ti pergjigjesh. Ne rast Se do,qe te pergjigjen!

Edi Rama: Alitren Alitren populli eshte fjale e madhe qe ben mire te mos e perdoresh pa lidhje dhe ushqimet po i shkojne e do t’i shkojne deri ne fund atyre qe jane me ne nevoje! Ndersa ti qe ushqen edhe ajfonin, do besh si do besh e do ushqehesh vete sic je ushqyer gjithnje dhe nese me thua nuk kam aq leke sa kisha ne muaj, do hash me pak se te ben edhe mire per te lehtesuar trupin nga helmet e ngrenies me tepri!

Komentuesja: Po pse vete fjala luft dhe pse ilaci eshte vetem te qendroj ne shtepi . Po ne qe na kerkohet te shkojm ne pun qe nuk kemi fare siguri sepse kushtet e higjener apo te rregullave baz eshte zero

Edi Rama: Marjeta Guzi t’i dhashe shpjegimet, degjoji me vemendje dhe e ke pergjigjen.

Komentuesi: Mor tu pyes juve zoti kryeministër ku i ke ministrat,apo i ke dërgu me hap najn tender se të dalin lekët mangët.Nuk kalohet situata gjith diten ne televizor

Edi Rama: Abedin Kurti te gjithe jane ne pune dhe ka disa qe dalin edhe ne ekran, po nese ti nuk i ke pare, nuk eshte problemi yne, ndersa une dal ne televizor me shpesh sepse ne kete kohe kjo eshte pjese e punes time, qe vazhdoj punen edhe kur ti fle! Mos ki merak dhe mos u merr gjera qe nuk i di si funksionojne, se stresohesh kot.

Komentuesoi: Beji pak pyetjen mbi fondin e emergjences se aty e ka piken e dobet. Deri sa njerezit te rrine vet ne shtepi nuk eshte merite e qeverise por e popullit qe bashkpunon.

Edi Rama · 0:00 Ledian Piperku asnje pike e dobet deri tani, qeveria s’do merita po ben vetem detyren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!