“Yzberishti është zona me kërkesa më të larta për blerjen e apartamenteve në Tiranë”, ekspertët: Periferia preferohet nga shtresat e mesme

schedule21:03 - 3 Maj, 2024

schedule 21:03 - 3 Maj, 2024

Eksperti për pasuritë e paluajtshme, Dritan Ballgjini ka treguar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, se zona më e kërkuar në Tiranë për të blerë shtëpi është Yzberishti, më pas ndiqet nga Fresku me kërkesa të shumta.

Ai ka theksuar se shumë nga kompanitë shqiptare kanë filluar të ndërtojnë në Kamëz, pasi bashkia aty ka sistem të ndryshëm nga sistemi fiskal i Tiranës.

“Zonat që është rritur më shumë se dyfish në Tiranë është Yzberishti dhe Fresku është rritur, jo dyfish, por mbi 30%. Ka një tendencë së rritjes së çmimeve në zonat periferike si zona që ne i themi kthesa e Kamzës dhe në vazhdimësi deri në Kamëz, si ashtu dhe fundi i Bulevardit të Ri, i cili do vazhdojë të zgjerohet.

Shumë nga kompanitë shqiptare kanë filluar të ndërtojnë në këtë zonë dhe bashkia Kamëz ka sistem të ndryshëm nga sistemi fiskal i Tiranës. Edhe në vazhdimësi do fillojë të popullohet. Po ashtu dhe zona e 5 Majit, shteti shqiptar e ka tenderuar për tërmetin dhe po dalin ndërtimet e para”, tha eskperti.

Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria ka thënë se periferia preferohet nga shtresat e mesme.

“Në Shqipëri si kudo në botë, shtresa e mesme sidomos në hapat e para të karrierës po shtyhet drejt periferisë. Zonat si Fresku janë zhvilluar me shpejtësi dhe i gjithë fondi është përqendruar aty. Pra, ke disa zgjedhje të vështira. Në periferi do të jenë këto çmime që kemi, ose do të duhet të bësh negociata në varësi të vitit të ndërtimit të banesës”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!