Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut: Guximi i tij mbetet gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm

schedule21:20 - 6 Maj, 2021

schedule 21:20 - 6 Maj, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka shkruar në rrjetet sociale një mesazh në përvjetorin e lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kim shkruan se ai është i nderuar në të gjithë botën përfshirë këtu edhe SHBA ku qëndron një statujë e tij më Michigan, ndërsa shton se guximi i tij mbetet gjallë edhe në zemrat e shqiptarëve të sotëm.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”, shkruan ambasadorja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!