Pas takimit të zhvilluar mes tyre në selinë e PD, ambasadorja amerikane Yuri Kim doli në një konferencë për shtyp me kryedemokratin Lulzim Basha duke e thirrur atë “zoti Luli Basha”.
Kjo shprehi e saj ngjalli kurizitet, por edhe debate në rrjetet sociale duke u interpretuar në mënyra të ndryshme.
Ambasadorja ka vendosur ta sqarojë vetë këtë mënyrë të thirruri ndaj Bashës përmes një postimi në Twitter.
Yuri Kim shprehet se se interpretimet janë nonsens dhe se, Basha e thërret atë me emrin “Yuri”, ndërsa ajo e i drejtohet në emër duke e quajtur “Luli”.
“Kjo është nonsens. Ai më thërret mua “Yuri” dhe unë e thërras atë “Luli”. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”, thekson Yuri Kim në Twitter. /abcnews.al