Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

schedule14:53 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:53 - 25 Shkurt, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se i vjen mirë që në takimin me Bashën dëgjoi për programin elektoral të PD me partnerët.

Po ashtu, Kim thotë se theksoi se pritshmëritë e SHBA-së për kandidatë të pastër nga ta gjitha partitë.

POSTIMI I PLOTË

“Sot patëm një takim të shkëlqyeshëm me Lulzim Bashën. Më vjen mirë që dëgjova rreth programit zgjedhor të PD & partnerëve. Unë nënvizova pritshmëritë që ka SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill.”