Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Agron Gjekmarkaj në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.
Kim shprehet se i uron atij më të mirat për postin e ri drejtues duke theksuar se presin bashkëpunim të fortë në vazhdim.
“E lumtur të takohem sot me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj. I uroj atij gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit dhe presim bashkëpunim të fortë”, shkruan Yuri Kim.
Pleased to meet with @pdshqiperi MP Agron Gjekmarkaj today. We wish him all the best in his new leadership responsibilities as Deputy Speaker @KuvendiSH & look forward to strong ?? ?? cooperation. pic.twitter.com/vrFGFUoaej
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 9, 2022
Takimi vjen një ditë para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut.
PD ende nuk është shprehur për këtë propozim. Ndërkohë ditën e djeshme selitë diplomatike të SHBA, BE dhe vendeve të tjera në vendin tonë kërkuan votimin pro zgjatjes së organeve të vetingut në funksion të reformës në drejtësi dhe procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. /abcnews.al