Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! SHBA vazhdon të mbështesë Reformën në Drejtësi

schedule18:16 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 18:16 - 3 Dhjetor, 2020

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë se SPAK po jep rezultate. Me anë të një statusi në twitter, Kim shprehet se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi ashtu sikurse e kërkon populli shqiptar.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Yuri Kim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!