Kim: Shpresoj të vazhdojë riatdhesimi i fëmijëve nga Siria! Shkelësit të përballen me drejtësinë

schedule14:40 - 28 Tetor, 2020

schedule 14:40 - 28 Tetor, 2020

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim e ka quajtur të mrekullueshëm riatdhesimin e katër fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri. Ajo thotë se shpreson se ky proces të vijojë duke vënë qeveritë para përgjegjësisë për riatdhesimin e shtetasve të tyre në mënyrë që ata të rehabilitohen. Ndërsa për ata që nuk mund ta justifikojnë veprimin e tyre, thotë Kim, duhet të përballen me drejtësinë.

“E mrekullueshme për të parë këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të ndiqen. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan Yuri Kim.

Ditën e djeshme nga kampi Al-Hol në Siri u riatdhesuan katër fëmijë shqiptarë dhe një grua, Floresha Rasha. Kjo e fundit pritet të merret në pyetje nga SPAK për të dalë në përfundimin se si është larguar drejt shtetit sirian dhe personat që e kanë ndihmuar të largohet nga vendi (rekrutuesit)./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!