Yuri Kim pret Nikollën në Departamentin e Shtetit: Vijoni me avancimin e reformave

schedule15:32 - 25 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 25 Tetor, 2023

Zëvendësndihmësja Sekretarje Kryesore e Shtetit, Yuri Kim, ka pritur këtë të mërkurë, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ato ka diskutuar së bashku mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe avancimin e reformave, bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë kibernetike; lidershipin e Shqipërisë në KS dhe kontributin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut; luftën kundër terrorizmit, zhvillimet në Veri të Kosovës dhe nevojën e ndërhyrjes se komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës, dialogun Kosovë-Serbi si e vetmja rrugë për garantimin e paqes; lidershipin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributin si një faktor për zhvillimin, integrimin dhe stabilitetin rajonal; kontributin e Kuvendit për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian dhe shumë çështje të tjera të  rëndësishme.

Foto nga takimi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!