Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, Berisha: Nuk e cakton guvernatorja

schedule15:50 - 6 Prill, 2022

schedule 15:50 - 6 Prill, 2022

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, u takua së fundmi me Enkelejd Alibeajn, duke e cilësuar si kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Duke komentuar këtë lëvizje të SHBA, Berisha tha se askush nuk merr tagër për të emëruar kryetarin e PD-së. Sipas Berishës kryetari i PD-së u shkarkua më 11 dhjetor.

“Kryetari i PD-së, u shkarkua me 11 dhjetor me votat, 4446 vota delegatësh dhe 44 mijë anëtarë me 18 dhjetor. Përveç anëtarëve, asnjë njeri cilido qoftë. As Guvernatorja as Zeusi Rama nuk do kenë tagër të caktojnë kryetarin e  PD. Përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkele flagrante në Konventën e Vienës, në sovranitetin e forcës së lirë politike.”

“As kryetarin as kryesinë nuk e cakton kush tjetër përveç anëtarëve. Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar. Por Grupi drejtohet nga kryesia. Dhe vendimet për drejtimin e grupit, të merren nga kryesia e Grupit Parlamentar. Dhe në raste të caktuara Rithemelimi mund të ndërhyjë por s’kemi mëdyshje” tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!