Yuri Kim në Kukës, takon Safet Gjicin: Folëm për aeroportin, ambasadorja ngeli e kënaqur

schedule13:41 - 25 Maj, 2021

schedule 13:41 - 25 Maj, 2021

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka pritur ditën e sotme në takim ambasadoren e SHBA Yuri Kim e cila u ndal në një vizitë në Kukës. Gjici deklaroi për mediat se temë kryesore diskutimi ishte aeroporti i Kukësit. Ai u shpreh se ata kanë parë nga ballkoni i bashkisë sheshin kur në kohën e luftës së Kosovës, u strehuan shqiptarët nga Kosova.

“E falënderoj ambasadoren që vizitën e bëri në Kukës. E njoha me investimet që do bëhen në bashkinë e Kukësit. Diskutuam për aeroportin. Ambasadorja ngeli e kënaqur kur folën për historinë e luftës së Kosovës dhe pritjes së tyre në Kukës. Ajo ngeli shumë e kënaqur kur folëm për luftën e Kosovës dhe historinë e pritjes së kosovarëve.

Ambasadorja do të bëjë një vizitë edhe te pallati i kulturës ku shumë projekte janë zhvilluar me financimin e SHBA dhe te muzeu. U largua me kënaqësinë më të madhe për Kukësin. Dolëm dhe në ballkon të bashkisë për të parë sheshin ku janë pritur 1 mln kosovarë. Besoj se ambasadorja do vijë përsëri në Kukës se kemi edhe projekte të tjera.

Një nga mbështetjet kryesore është ajo që vetëm tre bashki e kanë., Do vazhdojë me mbështetje të tjera dhe në fusha të tjera. I ka pëlqyer shumë edhe kur ka ardhur në Kukës por do vizitojë edhe disa pika turistike vetë. Do na mbështesë në ato fusha ku ambasada mund të bëjë atë që duhet. Janë disa projekte të mbështetura nga DASH. Nuk po hyj t’i përmend tani se ju i dini”, deklaroi Gjici. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!