“Yuri Kim mesazh të qartë Ramës”, Nazarko: Nëse ekipi tjetër do siguronte tranzicion të qetë, SHBA do të ishte bërë me të

schedule21:59 - 7 Tetor, 2022

schedule 21:59 - 7 Tetor, 2022

Marrëdhënia e kryedemokratit Sali Berisha me Shtete e Bashkuara të Amerikës është bërë temë debati në “Log.”, ku po diskutohet për gjendjen e opozitës para zgjehdjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Për analistin Neritan Alibali, SHBA ka dërguar njëkohësisht edhe një mesazh për qeverinë, duke kundërshtuar amnistinë fiskale, ndërsa sipas analistit Mentor Nazarko, SHAB duan stabilitetin në vend dhe këtë e ofron Rama.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Ambasadorja ka thënë ne takojmë të gjithë ata që janë aktorë në lojë, përveç atyre që ka një vendim non grata. Çfaarëdo dëshire të ketë ambasadorja, nuk e takon dot, se shkel detyrën e saj.

Alibali: Takimet e fundit të Berishës kanë qenë me zotin Lu. Unë dua ta shoh në aspektin më të përgjithshëm. Takimet me grupin Alibeaj të amabsadorëve janë shpeshtuar. Ndërkohë, paralel me këtë zonja Kim ka bërë disa deklarata dhe paralele me këtë DASH ka sanksionuar kryeministrin e Bosnjës për përdorimin e databazës së pensionistëve për ta përdorur për propagandë elektorale. SHBA i shohin problem e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja i ka dhënë një mesazh shumë të qartë Ramës duke kundërshtuar amnistinë fiskale, rritjen e korrupsionit, rritjen e krimit të organizuar. Rama duhet ta lexojë mirë mesazhin e Amerikës, se kur Rama futi duart në Kushtetutë para zgjedhjeve, SHBA heshëtn. Kam përshtypje se në këto zgjedhje nuk do heshtin.

Nazarko: Ndonjëherë në futboll një ekip i dobët mund ta fitojë një ndeshje me lojë të mirë. Mua më ndodh që edhe një ekip i përçarë, ku këta po grinden për numrat…në lidhje me atë që thatë ju për rolin amerikan, sulmi që bënë në Bosnje është mesazh dhe është tregues që ata po merren edhe me keqbërje aktuale. Ka një dallim. Në qoftë se ekipi që ka përballë që do siguronte tranzicion të qetë, pse jo SHBA do shkonte me këtë ekipin tjetër dhe Rama do kishte shumë pasoja. Por për shkak të asaj që po ndodh në luftë, interesi i SHBA është që…

Alibali: Është që të rrijë Rama në pushtet?

Nazarko: Ka pasur goditje të qeverisë. Në këtë moment faktori që e garanton vendin është Rama. Me dëshirën e vet Berisha do donte ta stabilizionte vendin, edhe Meta. Me këtë gjasë kanë zgjedhur të ndjekin një lloj skenari kosovar, me këtë protestën e pedagogëve. Ka një skenar të tillë. Ne nuk po nxisim protesta të dhunshme, por faktorët social po dalin.