Yuri Kim mesazh përmes Martin Luther King: Të vazhdojmë ta refuzojmë dhunën politike

schedule14:56 - 17 Janar, 2022

schedule 14:56 - 17 Janar, 2022

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale duke nderuar figurën e Martin Luther King me një mesazh për politikën shqiptare.

Kim shprehet Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi por edhe për refuzimin e dhunës politike. Ajo thotë se duhet të vazhdojë të në frymëzojë trashëgimia e tij.

“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në  SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.

Ky mesazh vjen pas përplasjeve të brendshme në PD që u përshkallëzuan në dhunë gjatë protestës së 8 Janarit.

Më herët edhe ambasada e SHBA në vendin tonë shpërndau një mesazh në lidhje me figurën e Martin Luther King duke vlerësuar rolin e tij për luftën paqësore për barazinë e racave në SHBA.

“Martin Luther King Jr. ia përkushtoi jetën e tij luftës paqësore për barazinë e racave në Shtetet e Bashkuara. Sot dhe çdo vit, të hënën e tretë të janarit ne festojmë Ditën e Martin Luther King Jr.

Kjo festë në Shtetet e Bashkuara nderon trashëgiminë e King për barazi dhe nxit qytetarët që të përfshihen në shërbime vullnetare në komunitetet e tyre. Kudo në Shtetet e Bashkuara, shumë parqe dhe rrugë nderojnë Martin Luther King Jr. dhe jetën e tij të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin e ambasadës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!