Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ylli ndërron ekip prej shqiptares/ Sulmuesi gjerman, Adeyemi, kërkon të kalojë në skuadër tjetër

schedule14:36 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 14:36 - 16 Dhjetor, 2025

Në këngët e saj paraqitet si femra fatale. Loredana Zefi është një shqiptare nga Kosova, që njihet si këngëtare repere, por po ashtu edhe si gruaja e futbollistit të Gjermanisë dhe të Dortmundit, Karim Adejemi.

Loredana dhe burri i saj dolën në kopertina dhe në krye të lajmeve për shkak të kërkesës që Adejemi i ka bërë Borusias për të ndryshuar skuadër.

Sulmuesi 23-vjeçar mësohet se dëshiron t’i plotësojë dëshirën gruas së tij për të jetuar në një qytet të madh.

Loredanës, Dortmundi i rri ngushtë, e ndoshta do të kërkojë një metropol. Sipas lajmeve mediatike, për yllin gjerman janë të interesuar skuadra të tilla si Barcelona, Juventus apo Mançester Junajtid, ndonëse vetëm kryeqendra e Katalonjës mund të plotësojë karakteristikat e një metropoli.

Ndoshta, Adejemi do të kërkojë të shkojë në Madrid, Paris apo Milano, gjithnjë në marrëveshje me Loredanën. Futbollisti ka ndryshuar agjentin dhe po kërkon të largohet nga Dortmundi, me të cilin ka kontratë deri në 2027, ndërsa për Gjermaninë ka luajtur 11 ndeshje e ka shënuar një gol.

Lojtari dhe këngëtarja shqiptare nga Kosova kanë nisur lidhjen e dashurisë në 2023, dhe pastaj u martuan në një ceremoni private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!