Ylli i Romës i thotë “po” Napolit, marrëveshja 5 milion euro larg

schedule12:58 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 1 Korrik, 2020

Sulmuesi anësor i Romës, Cengiz Under, është shumë pranë kalimit te Napoli. Madje sipas raportimit të “La Repubblica”, lojtari ka arritur marëveshjen personale me napoletanët dhe turku do të përfitojë rreth 3 milion euro neto në sezon.

Problemi i vetëm mbetet kartoni i sulmuesit, pasi Roma kërkon plot 30 milion euro për shërbimet e tij. Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, e shikon Under si zëvendësuesin e duhur për Hirving Lozanon, i cili do të largohet në fund të sezonit.

I gjithë operacioni ka mbetur në mes për vetëm 5 milion euro. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ofron deri në 25 milion euro, bashkë me bonuset. 22-vjeçari numëron 68 takime me fanellën e Romës, që kur u transferua në kryeqytetin italian në vitin 2017 nga Basaksehir. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!