Ylli i ‘Jolene’ tregon arsyen pse s’bëri dot kurrë fëmijë

schedule08:47 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 08:47 - 26 Dhjetor, 2019

Pavarësisht marrëdhënies tërësisht private, ylli i muzikës “Country”, Dolly Parton  e ka bërë të qartë që ajo dhe i shoqi janë marrëzisht të dhënë pas njëri tjetrit.

Romanca 53-vjeçare ishte dashuri me shikim të parë, fiks si në filma.

“Mendimi i parë që më kaloi ishte; unë do martohem me këtë vajzë!”- u shpreh bashkëshorti i këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeç.

Çifti u martua në 1966-ën dhe festuan përvjetorin e 50-të në 2016-ën. Në çdo intervistë që jep këngëtarja thotë buzagaz se përgjithmonë do t’i thoshte “PO propozimit të tij.

Ndonëse ylli i “Jolene” nuk ka asnjë peng nga martesa e saj, fëmijët mbeten çështje delikate për ta. Këngëtarja nuk mundi kurrë të bëhej nënë, pavarësisht përpjekjeve shumë vjeçare.

“Në fillimet tona, kur unë dhe im shoq dilnim, ëndërronim për fëmijë. Kur u martuam menduam se do t’i kishim. Bëmë gjithçka për këtë. Kishim menduar dhe emrat që do t’i vendosnim, por s’rezultoi kështu.”

Parton vuante nga endometrioza, një patologji gjinekologjike që çon gratë drejt infertilitetit. Kjo ngjarje, e çoi këngëtaren drejt një depresioni të rëndë, si pasojë e të cilit erdhën disa tentativa për vetëvrasje.

Një ditë, thjesht e pranoi dhe u mësua të jetojë me faktin se s’do të kishte kurrë fëmijë. Sot, Dolly e konsideron veten nënë të të gjithëve. Ajo ka 11 vëllezër dhe motra dhe fëmijët e tyre i konsideron si të ishin të saj.

“Kur unë dhe im shoq u martuam, menduam si do të ishte jeta jonë nëse do të kishim fëmijë. Si do të dukeshin ata. A do të ishin të gjatë, të bukur…Nëse do lindja vajzë, do ta quaja Carla.”- u shpreh ajo për The Guardian.

“S’ishte e shkruar! Kaq. Tani që jemi të moshuar ndihemi me fat. Unë them se do të kisha qenë nënë e mirë. Do të kisha hequr dorë nga çdo gjë tjetër. Sepse ndryshe do të ndihesha fajtore nëse do t’i lija ato (për punë, për shfaqje). Çdo gjë do të ishte ndryshe dhe me shumë gjasa unë s’do të isha bërë një yll në skenë.”

Këngëtarja e famshme dhe bashkëshorti i saj i kanë shumë të rralla shfaqjet publike sepse kanë një filozofi të tyren, që zgjodhën ta zbatonin gjithë jetën.

“Bëj gjithnjë shaka kur njerëzit më pyesin për sekretin e një martese të gjatë. I them, “rrini larg, ikni” dhe ka shumë të vërtet brenda kësaj. Unë udhëtoj shumë, por shijoj çdo moment kur jam me të!”- përfundoi Parton./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!