Aktori i “Deadlyest Catch”, Nick McGlashan ka vdekur në moshën 33 vjeçare. Ylli televiziv vdiq në Nashville, raportoi TMZ të hënën duke cituar burime pranë familjes së McGlashan. Autoritetet nuk kanë lëshuar një deklaratë mbi shkakun e vdekjes së aktorit.
Motra e McGlashan konfirmoi lajmin për vdekjen e tij në Twitter, duke shkruar: ‘Kjo është gjëja më e vështirë që më është dashur të kaloj ndonjëherë. Ju lutem mbajini pranë të dashurit tuaj.”
Karriera e tij u përball me vështirësi pasi u pezullua nga seriali në 2017-ën për shkak të varësisë nga droga. Vdekja e tij vjen më pak se pesë muaj pasi një tjetër anëtar i kastit “Deadliest Catch”, Mahlon Reyes vdiq në moshën 38 vjeçare. /abcnews.al