Ylli i Brazilit pranë Manchester United, anglezët nxjerrin 70 milionë euro nga arka

schedule10:45 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:45 - 7 Korrik, 2022

Braziliani i talentuar, Antony, është gati të kalojë te Manchester United për të luajtur sërish me Erik Ten Hag, me të cilin tashmë ka ndarë përvojën në radhët e Ajax.

22-vjeçari është një talent premtues dhe të gjithë e dinë këtë gjë, ku madje Ten Hag e di shumë mirë se çfarë eksperience dhe rrezikshmërie do të sjellë Antony në fushë.

Negociatat për ta sjellë atë në Angli janë duke u zhvilluar dhe raportohet nga “Mundo Deportivo” thuhet se janë shumë pranë marrëveshjes përfundimtare.

Manchesterit do t’i kushtojë plot 70 milionë euro kartoni i brazilianit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!