Ylli i Arsenalit i pafat, humbet miqësoret e marsit me Anglinë, shkak Covid-19

schedule22:21 - 24 Mars, 2022

schedule 22:21 - 24 Mars, 2022

Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka është i pafat për shkak se infektimi me Covid-19 i ka hequr mundësinë për të luajtur në miqësoret e këtij muaji me kombëtaren e Anglisë.

Saka kështu do të jetë një mungesë e konsiderueshme për Gareth Southgate për miqësoret me Zvicërn dhe Bregun e Fildishtë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se pavarësisht gjithçkaje, lojtari do të jetë në mbështetje të shokëve të kombëtares.

“Do të mbështes djemtë nga shtëpia këtë fundjavë dhe mezi pres që të kthehem sa më shpejt që të bëj atë që dua”, ka shkruar Saka në Twitter.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!