Në letër është një përballje, që nuk të dhuron emocion, mirëpo në fushën e blertë pritet vetëm spektakël dhe një luftë e vërtetë. Në orën 18:00, Turqia do të sfidojë në mitikun e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, Gjeorgjinë, në sfidën e parë, të xhiros së parë, të Grupit F, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024
Sa i përket formacioneve, tekniku Vincenzo Montella i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Gunok. Në krahët e mbrojtjes janë Akaydin e Ferdi Kadiouglu, me qendrën që mbulohet nga Bardakci e Muldur. Para mbrojtjes janë pozicionuar Kokcu e Calhanoglu, ndërsa Ayhan, Arda Guler e Kenan Yildiz vendosen pas “bomberit”, Bans Yilmaz.
Në krahun tjetër, francezi Ëilly Sagnol i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Mamardashvili e para tij në mbrojtje, Dvali, Kashia e Kverkvelia. Në mesfushë pozicionohen Tsitaishvili, Mekvabishvili, Kochorashvili, Chakvetadze e Kakabadze, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Kvaratskhelia e Mikautadze. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: