Yee i përsërit Vuçiç: Serbia nuk mund të jetë dhe me Rusinë dhe me BE

schedule12:03 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 12:03 - 24 Dhjetor, 2017

Në një intervistë për mediat greke, zv/asistent i sekretarit amerikan të shtetit për çështjet e Europës dhe Azisë, Hoyt Biran Yee, përsëriti dhe njëherë më shumë se Serbia duhet të zgjedhë mes Rusisë dhe Bashkimit Europian.
Zyrtari i Lartë i Departamentit ameirkan të shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për mediat greke ka kritikuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas deklaratave të këtij të funfit gjatë vizitës zyrtare në Moskë. Yee theksoi se SHBA do ta mbështesë Serbinë për në BE, vetëm nëse kjo e fundit është 100% e përkushtuar ndaj kësaj rruge, pasi nuk mund të jetë edhe me Rusinë edhe me Europën. Ai shtoi se Beogradit nuk po i kërkohet ti japë fund lidhjeve me Moskën apo me një vend tjetër. Por Rusia ka një vizion të Ballkanit që është e ndryshme nga vizioni i BE-së dhe i Uashingtonit. Asistenti i Zv.sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet europiane dhe aziatike theksoi se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige. Duke iu referuar vizitës së Vuçiç në Moskë ai tha se Serbia ka ndërmarrë një mbështetje destabilizuese.
Në pyetjen mbi 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e cila ende nuk është njohur nga mjaft vende, Yee tha se “Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm, pasi ajo ka pavarësi në ndërtimin demokratik dhe institucionet multietnike, por është e qartë se vendi ende ka shumë punë përpara vetes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!