Yaya Toure zyrtarizoi tërheqjen nga futbolli në muajin janar. Mesfushori i njohur nga Bregu i Fildishtë, e kaloi në Kinë aventurën e fundit me ekipin e QD Huanghai. 37-vjeçari i luajti vitet më të bukura të karrierës te Barcelona dhe Manchester City.
Me dy ekipet e njohura fitoi 14 trofe. Afrikani (97 gola dhe 19 gola me Bregun e Fildishtë) ka vendosur të bëhet trajner, teksa dëshira e madhe është rikthimi në klubin katalanas, diçka që e konfirmon në prononcimin e fundit për Cadena SER.
“Do të doja të punojë një ditë te Barcelona. Tani që po nis punën si trajner, do të ishte një gëzim i madh të punoja si trajner në La Masia (Akademia e Barcelonës). E kam akoma shtëpinë në Barcelonë, të shohim çfarë do të ndodhë“, deklaroi Yaya Toure. /abcnews.al