Xi Jinping në SHBA pas 6 vitesh, do të takohet me Biden në Kaliforni

schedule09:33 - 15 Nëntor, 2023

schedule 09:33 - 15 Nëntor, 2023

Presidenti Joe Biden dhe Xi Jinping do të takohen sot në Kaliforni, një takim i shumëpritur pas 6 vitesh i presidentit kinez në SHBA. Biden shpreson se bisedimet do të ndihmonin në përmirësimin e një marrëdhënieje jo shumë të mirë SHBA-Kinë, e shënuar nga dallime të mëdha gjatë vitit të kaluar.

Udhëheqësi kinez ka të ngjarë të përpiqet të forcojë ekonominë e trazuar të vendit të ti, në vizitën e cila pritet të zgjasë 4 ditë që përfshin pjesëmarrjen e tij në forumin ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi Paqësorit.

Udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë nuk kanë folur që kur u takuan për herë të fundit në Bali, Indonezi në nëntor 2022.

Pritjet për përparime të mëdha në takimin e së mërkurës janë të ulëta.

Vizita në Kaliforni do të jetë gjithashtu një mundësi për Xi që t’i paraqesë biznesmenëve amerikanë idenë se Kina mbetet një vend mundësish dhe është e përkushtuar ndaj reformave pro-biznesit që kanë nxitur rritjen e saj meteorike në dekadat e fundit.

Xi pritet ta theksojë këtë pikë gjatë një fjalimi drejtuar udhëheqësve të industrisë amerikane në një darkë këtë javë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!