Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Dano zbulon sfidat deri në pranimin e dosjes: Gratë që e prodhonin sot janë 90-vjeçe

schedule12:56 - 28 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 28 Nëntor, 2023

Xhubleta shqiptare, aseti i rëndësishëm kulturor me vlera historike, është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Studiuesja dhe anëtarja e dosjes së UNESCO-s, Luljeta Dano ka folur për këtë elementë kaq me vlerë të vendin tonë.

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka thënë se gjatë përgatitjes së dosjes për dorëzuar në UNESCO, kanë kaluar shumë sfida, pasi gratë të cilat e  punojnë xhubletën në ditët e sotme janë në të moshuara, fijet janë të holla dhe një ndër kriteret kryesore është që duhet të jetë një element që mbahet ende në jetë në vendin tonë.

“Xhubleta është kauza për mua. Xhubletën e kemi simbolë të nënës Shqipëri në veprat e artit dhe në figurat mitologjike, historike, legjendare, simbolizohen me anë të xhubletës. Është kryevepër, veshja legjendare. Gëzon statusin me firmën e ministrit të kohës Visar Zhiti, kryevepër e trashëgimisë tonë kombëtare. Për mua është një shënjtëri që më shumë i kam dhënë sesa më ka dhënë.

Kam shkuar në trojet ku është veshur xhubleta. Më kanë ngelur pa shkuar për çudi dhe për fat të keq, vetëm në Dukagjin, por kam qene në zonat deri ku buron Valbona.

UNESCO ka nën mbrojtjen e tij, dukuri, prodhime ushqimore, pijesh, gjithçka që është traditë, veshjesh, gjithçka që është traditë, që është trashëgimi, shpirtërore dhe materiale e popujve të botës, por duhet të ketë një kusht që të gjitha këto gjëra të jenë të gjalla, që komuniteti t’i ketë ende në përdorim dhe gjersa arritëm që të ngjisnim ato shkallët për të punuar për dosjen në UNESCO, problemi diskutohej, a e ka mbyllur xhubleta ciklin e vetë të prodhimit dhe është vetëm një objekt muzeor, apo është një objekt ende në jetë dhe që mund të vazhdohet më tej. Fija ishte shumë e hollë, sepse realisht gratë që kanë ditur të prodhojnë xhubletën, ne i gjenim në Malësi kur punuam për dosjen dhe në moshën 80-vjeçare, 90-vjeçare po e po, mungojnë mullinjtë e Shajakut që është baza, por dhe prodhimi i fijes nuk është aq i lehtë dhe është shumë specifik, do bërë siç është bërë dikur”, tha Dano./abcnews.al